Ups! Shkon të drekojë tek 'Sofra e Ariu', qytetarit i mbetet dreka 'në fyt' kur shikon faturën...

Ups! Shkon të drekojë tek ‘Sofra e…

Një qytetar ka zgjedhur sot për të drekuar restorantin me emër “Sofra e Ariut” në Tiranë, por do të ishte më mirë ta kishte “ngrënë ariu”…

Ai është befasuar kur ka parë faturën në fund të drekës, me çmimet stratosferike të këtij restoranti.

Për qytetarin, kjo faturë i ka kujtuar çmimet që shumë turistë kanë hasur në restorantet dhe baret në Jug të vendit, kur shkojnë me pushime në verë.

Sipas mesazhit që qytetari ka nisur në adresën e Facebook të www.gazetaatdheu.com, vetëm një gotë birrë aty kushtonte plot 450 lekë (4500 lekë të vjetër).

Po ashtu shumë të “kripura” ishin edhe çmimet e produkteve të tjera dhe në fund e gjithë fatura ka kushtuar 7200 lekë ose 72 mije lekë të vjetër.

Fotografia e Gazeta Atdheu

I tronditur nga gjitha kjo situatë, qytetari ka shkruar në profilin e “Gazetaatdheu.com”:

“Pershendetje shkova per te darku ke restoranti sofra e ariut dhe cmimet kur I kam pa ne fund jam cudit.

Sepse kemi shku ne cdo restorant po jo si ky me cmimet sikur jemi ne jug…

Nje birr 450 per me shum shifni cmimet flm nese e postoni”

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit