VIDEO/ Ups! Vetëm 20 minuta pas blerjes, makina superluksoze pëson fatin tragjik...

VIDEO/ Ups! Vetëm 20 minuta pas blerjes,…

Një i ri britanik mund të konsiderohet si pasaniku më fatkeq në histori, shkruan sot “Daily Mail”.

Ai bleu një supermakinë “Lamborghini” të ri me vlerë 200.000£ (paund), por menjëherë sapo doli nga koncesionari u aksidentua rëndë, vetëm 20 minuta pas firmosjes së aktit të shitjes.

Ai pësoi një dëmtim mekanik dhe më pas u godit nga mbrapa nga një furgon. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të mesditës në West Yorkshire.

Richard Whiteley, polici i zonës “West Shire” u shpreh i befasuar, pasi mjeti “Lamborghini” u ndal në korsinë tre, për shkak të disa problemeve mekanike.

Whiteley gjithashtu deklaroi se, “Është thjesht një makinë. Lamborghini ’20 minutësh’ pësoi probleme mekanike dhe më pas u godit nga një shofer i pafajshëm”.

Një zëdhënës i policisë tha se, shoferi i furgonit pësoi lëndime në kokë, por lëndimet nuk janë serioze./Burimi: ‘Daily Mail’/Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”73″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit