Ups! Vrasësi me pagesë i Elbasanit, ithtar i Ramës dhe Zdromsit, pozon me flamurin e Rilindjes...

Ups! Vrasësi me pagesë i Elbasanit, ithtar…

Që Rilindja është një miks mes krimit, mafies, drogës, hajdutërisë dhe Soros-it&CO, këtë tashmë në Shqipëri e dinë edhe drurët dhe gurët…

Por ditë pas dite zbulohen bukuri dhe perla nga kjo lidhje kaq e ngushtë mes Rilindjes dhe ithtarëve të saj, që kanë “marrë në dorë” fatet e Atdheut, me kobure, thika dhe hundët e mbushura plot kokainë.

Vetëm dje erdhi një tjetër rast i pastër nga kjo që u treguam më sipër.

Policia arrestoi ditën e djeshme shtetasit Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxhën, të cilët akuzohen si vrasësit e Regis Runajt dhe Emiljano Rrahmanit në Elbasan.

Dy personat e arrestuar konsiderohen si vrasës me pagesë.

Ndërkohë, shtetasi Euglen Halili, është dhe një fans i flaktë i Rilindjes (shiko fotot), nuk nuk ka lënë rast pa e shprehur këtë.

Në profilin e tij gjen foto ku ai pozon me logon e Rilindjes nga pas, apo edhe me “të mrekullueshmin” Lali Zdromsin e Bashkisë së Tiranës.

Ky fakt është bërë publik dje edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto.

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Vrasesi me pagese Eugen Halili ishte pasionant i rilindjes.

Lexoni artikullin e meposhtem. sb

Eugen Halili, u arrestua ditën e sotme nga policia si vrasës me pagesë i shtetasit Regis Runaj, ngjarje e ndodhur disa netë më parë në qytetin e Elbasanit.

Por krahas punës si vrasës me pagesë, Runaj duket se është edhe ithtar i Rilindjes”.


/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit