Upss...prapë?! Vetëm pak minuta shi dhe lavdia e lali Erit u përmbyt sërish

Upss…prapë?! Vetëm pak minuta shi dhe lavdia…

Ashtu si pak ditë më parë, ka mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe e ka rrëzuar të gjithë propagandën e lali Erit dhe ushtrisë së tij që e mbëshet nga pas, duke i hequr ‘bojën’ Parkut Rinia të inaguruar pikërisht më 1 qershor në ditën e fëmijëve.

Rikonstruksioni i Parkut Rinia ëhstë bërë nga kompania ‘Agi Kons’ e cila ka marrë afërsisht 1 miliardë lekë me TVSH ose 78.705 775 lekë pa TVSH, nga paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Ky park i cili vetëm pak ditë më parë bëri që lali Eri të shfaqej në media pas shumë kohësh dhe të deklaronte se ju ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve, sot i doli boja për së dyti herë me vetëm pak minuta shi.

Por nuk do të mbetet me dy herë, por gjithmonë ku uji të pikojë nga qielli. Qytetarët tashmë kanë filluar ta quajnë ‘Lana e vogël’.

Siç shihet dhe nga pamjet, në parkun ‘Rinia’ nuk kalohet dot. Pas herës së parë, që ky park u përmbyt, në rrjet shpërthyen memet, si dhe pati reagime të shumta nga artistë e qytetarë.

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit