Ura e re në Stojan: Pa kangjella, pa rrugë, por me standardet e duhura

Ura e re në Stojan: Pa kangjella,…

Me krenari të pamatë Bashkia Mat njoftoi përfundimin e ndërtimit të urës në fshatin Stojan, e cila sipas tyre ka standardet e duhura. Nëse standardet nënkuptojnë një rrugë me baltë, pa kangjella, atëherë, nuk ka asgjë që nuk shkon!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Në fotot e bashkëngjitura me njoftimin dallohet një dërrasë e ashtuquajtur urë, që lidh dy rrugë të paasfaltuara dhe pa kangjella mbrojtëse duke vënë në rrezik kalimtarët, veçanërisht fëmijët.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Meqë përmendën “standardet”, mbase Bashkia Mat e ka fjalën për standardet e 1400-ës. Kushedi edhe atëherë rrugët kanë qenë më të mira!

Njoftimi: 

“Përfundon ndërtimi i urës së fshatit Stojan në Njësinë Administrative Ulëz.
Një urë e ndërtuar me standartet e duhura, e cila do të lidhë fshatin Stojan me lagjen “Sefgjini”.
Tashmë banorët e kësaj zone do ta kenë më të lehtë komunikimin mes tyre dhe do të lëvizin më lehtë në përditshmërinë e tyre.”
Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit