Ura e shkatërruar në Tropojë u rrezikon jetën/ Qytetari ankohet: Nuk i'a vlen të votosh!

Ura e shkatërruar në Tropojë u rrezikon…

“Vota jonë plumb për armikun e për katund të fikun”, shkruan qytetari në rrjetet sociale, teksa ilustron me foto vështirësitë e të kthyerit në shtëpi, pas dhënies së votës në qendrën e votimit.

Me sa duket në fshatin Bujan, të Tropojës, Bashkia nuk ka pasur mundësi që prej vitesh të rregullojë këtë urë tashmë të degraduar plotësisht dhe që dukshëm rrezikon jetën e qytetarëve. 

Kujtim Margjeka pasi shkoi për të votuar ditën e sotme, ndau me ndjekësit e tij foton e urës së shkatërruar ku ai dhe bashkëshortja duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar, e për t’u kthyer në shtëpi. 

Teksa komunikon me komentuesit ai zbulon se premtimi u është bërë që ura do të rregullohet pas zgjedhjeve, por se sa kjo do të realizohet mbetet për t’u parë. 

Në foto gruaja ime duke kaluar urën, shpresojmë të rregullohet një ditë”, shkruan qytetari në postimin që ka tërhequr vëmendjen e qindra banorëve të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit