Florida/ Uragani Ian shkatërron çfarë i del para

Florida/ Uragani Ian shkatërron çfarë i del…

Uragani Ian, i cili ka goditur së fundmi zonën e Floridës ka shkaktuar dëme të mëdha dhe sipas informacioneve të fundit, ai klasifikohet si uragan i kategorisë 4, sipas BBC.

Nga raportimet e BBV dhe të mediave të tjera amerikane, uragani Ian ka prishur çatitë e shtëpive, makinat dhe ka shkatërruar shumë banesa.

Përveç përmbytjeve dhe rreshjeve të dendura, bëhet e ditur se rreth 2 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Zyrtarët thonë se ndërprerjet ndodhin për shkak se janë rrëzuar linjat e rrymës elektrike, pasi stuhia dhe erërat kanë qenë shumë të forta.

Deri tani, autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë informacione për shkallën e plotë të dëmeve pas uraganit. Edhe pse nuk pati asnjë viktimë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportohet se uragani Ian la të vdekur dy persona në Kubë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit