Uragani Ian në brigjet e Floridas, shkon në 'qindra' numri i viktimave

Uragani Ian në brigjet e Floridas, shkon…

Uragani Ian ka mbërritur në gjirin e Floridas, me një forcë katastrofike, i shoqëruar me erëra të forta, shira dhe stuhi, më të mëdhatë e më të fuqishme në vitet e fundit në Amerikë, duke shkaktuar kështu qindra të vdekur.

Do të ketë ndikime të mëdha përsa i përket erës, shiut, përmbytjeve”, tha Gov. Ron DeSantis në një konferencë të mërkurën. “Pra, kjo do të jetë një ditë e keqe.”

Ndërsa bilanci i vdekjeve pritet te rritet, numri i njerëzve të mbetur pa energji elektrike në Florida jugperëndimore është 2 milionë.

Kujtojmë se, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka paralajmëruar popullsinë për një “fatkeqësi të madhe” të mundshme pasi që uragani Ian i kategorisë është duke u fuqizuar në Karaibe.

Gjithashtu, De Santis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të gjithë Floridën gjatë fundjavës dhe ka aktivizuar 5,000 trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar me përpjekjet e ndihmës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit