Urbanët jeshil të Veliajt sërish burim aksidenti/ Autobusi përplas makinën tek Medreseja, bllokohet rruga

Urbanët jeshil të Veliajt sërish burim aksidenti/…

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë paradite në Tiranë dhe sërish shkak është bërë urbani i linjës së “Unazës”. Këtyre urbanëve iu janë bërë shumë reklamë nga Bashkia, por deri më tani kemi parë aksidente që shkaktojnë dhe ankesa nga qytetarët për keqshërbim.

Rasti më i fundit ka ndodhur sot, ku një urban jeshil ka përplasur një makinë pranë “Medresesë”. Edhe pse rruga është me dy korsi, sërish shoferi i kësaj linje ka përplasur automjetin përkrah. Si pasojë është krijuar kaos dhe trafik nga rruga “Ferit Xhajko” deri tek Stacioni i Trenit.

Sikur shihet dhe në videon më poshtë pasagjerët kanë mbetur në mes të rrugës dhe trafiku është bllokuar totalisht nga ajo korsi.

Sikur thamë edhe më lartë, urbanët në Tiranë janë kthyer në një rrezik për jetën e qytetarëve që përdorin transportin publik, por edhe për ata që udhëtojnë me makina. Pasi dy aksidente të frikshme janë shkaktuar nga këto urbanë, ku në të fundit u përfshinë 10 makina.

Në këtë pikë duket qartë që kjo linjë ka nevojë për ndërhyrje dhe më pak propagandë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit