Urbanët në Tiranë nuk zënë mend, "Kamzës" nuk i del rruga dhe hipën mbi trafikndarëse

Urbanët në Tiranë nuk zënë mend, “Kamzës”…

Transporti i shërbimit urban në Tiranë po shoqërohet herë pas here me aksidente dhe ngjarje që kanë rrezikuar jetën e udhëtarëve. Disa urbanëve gjatë muajve të fundit u ka dal goma, të tjerë kanë përfunduar në lumë, disa kanë marr flakë, janë përmbysur në rrugë e disa janë përplasur masivisht me makinat. E gjithë panoramë ngjarjesh ende nuk ka një shpjegim nga autoritetet se përse moria e aksidenteve prek kaq shumë shërbimin urban.

Aksidenti i radhës është shkaktuar nga Urbani i Kamzës. Në mënyrë të paqartë, urbani shihet të ketë hipur në trafikndarsen e një karaxhate me dy korësi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e “Institutit” dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 40 lekë për një biletë shërbimi, por mbrapsht po marrin një dyzinë me aksidente.

Janë afro 11 kompani private që menaxhojnë urbanët dhe linjat në kryeqytet. As privatët e as kryebashkiaku Erion Veliaj nuk kanë ndërmarr ndonjë inisiativë për të përmirësuar cilësin e shërbimit të transportit publik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit