Urbanët të amortizuar/ Veliaj, 190 mln lekë Lush Osmanit për të mirëmbajtur vinçat

Urbanët të amortizuar/ Veliaj, 190 mln lekë…

Në çdo muaj Veliaj e ka gati një tender për biznesmenin e Shprsa-Al, Lush Osmani. Në janar i dha tenderin 600 milionë lekë për ndërtimin e një rrugice në periferi të Tiranës. Ndërsa me kontratën e fundit, Lushi do të marrë 190 milionë lekë që të mirëmbajë kamionët dhe vinçat e Drejtorisë Së përgjithshme të Ndriçimit. Është ky një tjetër tender abuziv i Bashkisë Tiranë, Së pari, kontrata është mbyllur duke shkelur ligjin me të dyja këmbët. Sepse Osman Lushi është shpallur fitues pa garë fare. Në dokumentet e tenderit shihet se vetëm firma Shpresa-AL ka paraqitur ofertë. Dhe në këtë rast Veliaj duhej të shtynte garën, por ai e kishte përcaktuar fituesin. Kështu, pa zhvilluar një garë të mirëfilltë, duke shkelur ligjin për konkurrencën e lirë, Bashkia Tiranë ka nënshkruar kontratën me Lush Osmanin.

Në këto dokumente vëmë re e një tjetër shkelje. Nuk është zbatuar rregulli për fondin limit, ku thuhet se ofertat e operatorëve duhet të jenë deri më lirë se Fondi Limit. Por, oferta e Shpresa- Al është në vlerën  181 milionë lekë, pra sa 92% e fondit limit.  Edhe ky fakt është anashkaluar nga Bashkia Tiranë, pasi sikur duket fituesi ishte paracaktuar që në hartim të tenderit.

Ndërkohë më tutje vëmë re se Veliaj po hedh miliona aty ku nuk është e nevojshme, ndërsa për shërbimet që i detyrohet taksapaguesve nuk lëviz as gishtin. Edhe më herët gjendjen skandaloze të urbanëve në kryeqytet. Shumë prej tyre janë të amortizuar, shumë të vjetër, pa kondicionerë dhe të papastër.

Edhe pse menaxhohen nga kompani private, Bashkia ka përgjegjësinë e saj. Përgjegjësi që Veliaj nuk e ka marrë parasysh në këto vite. Asnjëherë nuk ka përdorur një buxhet për përmirësimin e transportit, gjithçka ka mbetur vetëm në letër. Ndërsa në tenderin për të cilin flasim, 190 milionë lekë do të hidhen për të mirëmbajtur vinçat dhe kamionët e Drejtorisë Së përgjithshme të Ndriçimi. Institucion i cili ka mjaftueshëm fonde për të mbuluar vetë këto shpenzime.

Ky paradoks thellohet edhe më shumë kur dimë se fituesi është miku i Veliajt. Lush Osmani njihet për tenderët pa garë që i fal Bashkia Tiranë. Që nga fundi i vitit 2019 e deri në janar të këtij viti kjo firmë ka përfituar 17 miliardë lekë nga prokurimet, ku kryesojnë kontratat e lidhura me Bashkinë Tiranë. Ndërkohë, për vitin 2023 të gjitha tenderët i ka marrë nga Veliaj, e të gjithë janë në thyerje të ligjit “Për Prokurimet Publike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit