Urbani i linjës së Krrabës u përmbys në “Rrugën e Elbasanit”, policia arreston shoferin

Urbani i linjës së Krrabës u përmbys…

Gentian Qosja, shoferi i urbanit të Krrabës që u aksidentua pasditen e së dielës në “Rrugën e Elbasanit, është arrestuar nga policia. 31-vjeçari do të qendrojë në burg për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndonëse për pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar pozitiv, është gjykuar se Qosja është shkaktar i aksidentit.

Ndonëse nuk ka detaje mbi arsyet e aksidentit, dy kanë qenë shkaqet e përmbysjes së urbanit. Hipoteza e parë lidhet me faktin se drejtuesit i mjetit nuk ka arritur të frenojë përshkak të një defekti teknik. Hipoteza e dytë lidhet me faktin se urbani ka hyrë me shpejtësi në kthesë dhe pak metra më tutje nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Megjithatë, e sigurtë është që Gentian Qosja duhet të vuaj në burg veprën penale për aksidentin e ndodhur.

“G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit