
Urbani i Linjës së Unazës ka shkaktuar një aksident pak minuta më parë në zonën e quajtur “Shallvaret” pranë Urës së Tajvanit. Bëhet me dije se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa automjete. Sipas informacioneve autobusi i linjës se Unazës, ka përplasur një makinë dhe nga shpejtësia janë përfshirë në aksident 11 automjete. Shërbimet e policisë ndodhen në ngjarje bashkë me shërbimet e Ambulancës me staf mjekësor, pasi ka disa persona të plagosur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

