Urdhëri i Shahinit/ Nisin zyrtarisht zgjedhjet në Universitete

Urdhëri i Shahinit/ Nisin zyrtarisht zgjedhjet në…

Një urdhër i lëshuar dje nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, hap zyrtarisht garën për organet drejtuese në Universitete. Bëhet fjalë për të gjitha postet kryesore drejtuese, nga departamentet, tek Rektori.

Zgjedhjet në universitete u ndërprenë pak kohë më parë, për shkak të pandemisë dhe pamundsisë së kandidatëve për të bërë fushatë. Po ashtu edhe procesi i votimit ishte i vështirë, për shkak të kufizimeve.

Nga dje, ky proces ka rinisur zyrtarisht. Raportimet e para thonë se ka disa emra që kanë shprehur interesimin për postin e lartë të Rektorit të UT. Së fundmi, edhe zonja Mimoza Hafizi.

Sot, pritet të mësohen edhe kandidatë të tjerë. Këto zgjedhje vijnë në mes të debateve të fortë mes Rektorit aktual dhe Ministrisë, apo organeve të tjera drejtuese.

Janë kontestuar parregullsi, apo mbarimi i mandatit të komisionit zgjedhor. Po ashtu, studentët kanë shprehur pakënaqësi, pasi zëri dhe vota e tyre, nuk ka siç thonë, peshën që duhet të ketë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit