Urdhërin e dha dikush tjetër! Premtoi 40 mijë euro për kokën e tij, Gjergj Cukali mohon njohjen me Gjon Menën

Urdhërin e dha dikush tjetër! Premtoi 40…

Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si “i forti i Myslym Shyrit”, mund të jetë urdhëruar nga dikush tjetër për të organizuar atentatin ndaj Gjon Menës, ngjarje e ndodhur më 11 shkurt, në Kamëz.

Dosja.al ka mësuar se vetë Cukali ka mohuar që të ketë njohje me shënjestrën e këtij atentati, Gjon Mema. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka fare lidhje me ngjarjen.

“Nuk kam fare lidhje me ngjarjen. Nuk e njoh Gjon Memën. Nuk e kam parë kurrë atë person,”- mësohet të jetë shprehur Cukali.

Ky i fundit u arrestua para dy ditësh, pasi akuzohet se u ka dhënë para dy vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimit, në këmbim të ‘kokës’ së Menës. Fillimisht ai u ka dhënë 10 mijë euro që vëllezërit të blinin një makinë të llojit “Fiat” për të ndjekur shënjestrën dhe më pas për të vendosur eksplozivin poshtë mjetit të tij.

Ndërsa 30 mijë euro të tjera do t’i merrnin pasi të kryenin ‘punën’. Por Mena, i njohur edhe me emrin Altin Xhuxham shpëtoi vetëm me disa plagë në këmbë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit