Urdhërohet mbyllja e Televizionit Ora—sulm i hapur qeveritar kundër medias

Urdhërohet mbyllja e Televizionit Ora—sulm i hapur…

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kërkuar mbylljen e aktivitetit të televizionit RTV Ora për shkak të shkeljes së udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësise për lejimin e vetëm dy personave në studiot televizive.

Lajmin e ka bërë publik vetë RTV Ora që ka publikuar edhe proces-verbalin e gjobës.

Fillimisht, është gjobitur me 1 milionë emisioni 360° i Artur Zhejit, pasi në datën 11 maj ka patur tre të ftuar të pranishëm në studio përveç Zhejit, ndërkohë që lejohet vetëm një.

Dje është gjobitur e 1 milionë lekë gazetarja Sonila Meço dhe emisioni Tempora pasi në transmetimin e datës 13 maj kanë qenë dy të ftuar në studio.

Pas këtyre dy dënimeve, më datën 14 maj Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kërkuar mbylljen e aktivitetit të televizionit duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit të transmetimit.

Drejtori i informacionit të RTV Ora, Brahim Shima deklaroi se mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme.

Ai shtoi se në ambientet e televizionit, asnjë institucion nuk ka bërë inspektime, por kanë vendosur gjoba pasi kanë parë fotot dhe videot e emisioneve.

Mbyllja e një televizioni është akt një ekstrem që mund të justufikohet vetëm në rastet e aktiviteteve kriminale.

Natyra joproprocionale e dënimit dëshmon se ky veprim është sulm direkt i qeverisë ndaj lirisë së medias dhe të shprehjes. /Exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit