Urdhri i ri i Trump: Agjencitë federale të mos punësojnë të huaj... por punëtorë amerikanë

Urdhri i ri i Trump: Agjencitë federale…

Presidenti amerikan Donald Trump, nënshkruajti një urdhër ekzekutiv që detyron të gjitha agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm, për të parë nëse ato po i zëvendësojnë punëtorët e kualifikuar amerikanë me njerëz nga vende të tjera.

Shtëpia e Bardhë tha se, urdhri ekzekutiv do të ndihmojë në parandalimin e agjencive federale “që të zëvendësojnë në mënyrë të padrejtë punëtorët amerikanë me punonjës të huaj me kosto më të ulët”.

Urdhri detyron të gjitha agjencitë federale, që të bëjnë një kontroll të brendshëm për të parë nëse ato po punësojnë me shtetas amerikanë për pozicionet konkurruese në qeverinë federale.

Presidenti Trump, tha se, kjo lëvizje u nxit pjesërisht nga njoftimi i Autoritetit të Luginës së Tenesis, për transferimin e 20% të fuqisë së saj punëtore, të sektorit të teknologjisë, tek kompanitë e bazuara në vende të tjera, duke përdorur programin e vizave H-1B.

Urdhri ekzekutiv gjithashtu vjen në një kohë kur disa gazetarë të huaj të Zërit të Amerikës, janë në pritje të një vendimi mbi zgjatjen e vizave të tyre J-1, pas vendimit të Agjencisë Amerikane për Median Globale, për një rishikim të këtyre vizave.

Presidenti Donald Trump, u tha gazetarëve të hënën se, ai kishte shkarkuar Kryetarin e Bordit të Autoritetit të Luginës së Tenesisë, Skip Thomsion, sepse ai po punësonte punëtorë të huaj dhe po paguhej shumë.

Ai gjithashtu kërcënoi se do të pushonte edhe anëtarët e tjerë të bordit, nëse ata vazhdojnë të punësojnë të huaj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit