Një familje nga Kosova ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 80-vjeçares Ajmone Morina (e njohur edhe si Lala), e cila ka humbur ditën e sotme në Shëngjin.
Sipas familjarëve, e moshuara kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet. Ajo është parë për herë të fundit pranë zonës së Rafaellos, duke ecur buzë detit. Prej më shumë se katër orësh, familjarët, policia dhe qytetarë të shumtë janë angazhuar në kërkimin e saj, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë.
Në momentin e zhdukjes, 80-vjeçarja kishte veshur një fustan të zi me lule të vogla rozë.
Familja bën apel që kushdo që e ka parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e saj të kontaktojë menjëherë në numrat:
+383 49 944 200
+383 45 817 921
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e saj. Jeni të lutur ta shpërndani sa më shumë këtë njoftim.