URGJENTE: Kërkohet gjak B- ose 0- për një pacient të diagnostikuar me kancer në Pogradec!

URGJENTE: Kërkohet gjak B- ose 0- për…

Një familje në Mokër të Pogradecit po kërkon ndihmë urgjente për një të afërm të diagnostikuar me kancer, i cili ka humbur gjak dhe ka nevojë për dhurues.

Sipas familjarëve, nevojiten persona me grup gjaku B negativ (B-) ose 0 negativ (0-).

Qytetarët që kanë mundësi të ndihmojnë, janë të lutur të kontaktojnë në numrin +355 69 271 6884, ku djali i pacientit do t’u japë më shumë informacion për gjendjen e të afërmit dhe procedurën që duhet ndjekur për dhurimin e gjakut.

Çdo ndihmë nga personat që plotësojnë kushtet për dhurim mund të jetë e rëndësishme për këtë familje në këto momente të vështira.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit