Urgjente: Kërkohet gjak për një paciente të shtruar në spitalin e Shkodrës

Urgjente: Kërkohet gjak për një paciente të…

Një qytetar ka bërë apel publik për ndihmë urgjente në sigurimin e gjakut për nënën e tij, e cila ndodhet e shtruar në spitalin e Shkodrës.

Sipas tij, nëna do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e hënë në zorrën e trashë, ndërsa gjendja e saj është e rënduar për shkak të një hemorragjie që nuk po ndalet. Familjarët bëjnë me dije se operacioni nuk mund të kryhet pa u siguruar më parë gjaku i nevojshëm.

Apeli është urgjent, pasi spitali ka bërë të ditur se nuk ka gjak në dispozicion dhe familjes i është lënë një afat shumë i shkurtër për ta siguruar atë.

Familjarët theksojnë se nuk ka rëndësi grupi i gjakut, pasi çdo dhurim është i vlefshëm dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientes.

Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, mund të kontaktojnë në numrin: 067 672 6188.

Çdo ndihmë është jetike. 🙏

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit