Një familje nga Tirana i është drejtuar me urgjencë redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 14-vjeçarit Sokol Çitozi, i cili rezulton i zhdukur që prej paradites së sotme.
Sipas nënës dhe familjarëve, i mituri është parë për herë të fundit rreth orës 11:00 pranë shkollës “17 Shkurti”, në Qesarakë. Që nga ai moment, familja ka humbur çdo kontakt me të dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Kanë kaluar më shumë se 12 orë nga zhdukja e 14-vjeçarit, ndërsa familjarët shprehen të dëshpëruar dhe u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë.
Nëse keni parë Sokol Çitozin ose keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, kontaktoni menjëherë familjarët në numrin: +355 67 381 0218
Çdo informacion, edhe nëse mund të duket i parëndësishëm, mund të jetë vendimtar për gjetjen e 14-vjeçarit. Jeni të lutur ta shpërndani sa më shumë këtë njoftim, me shpresën që Sokoli të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij.