
Një rast urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku raportohet zhdukja e një adoleshenti në Tiranë.
Sipas familjarëve, 17-vjeçari i quajtur Mielgo Jani është parë për herë të fundit ditën e sotme te lokali “Çikago”, në rrugën “Sali Butka”, ku edhe punonte.
Familjarët janë shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Nëse dikush e ka parë ose ka informacion për vendndodhjen e tij, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 69 773 0777.