Uroi festën e Fiter Bajramit me foto “hot”, Era Istrefi merr vendimin e papritur

Uroi festën e Fiter Bajramit me foto…

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Era Istrefi, bëri një urim në rrjetet sociale për festën e Fiter Bajramit. Por fotografia me të cilën kishte shoqëruar urimin, u duk paksa e pa përshtatshme pasi ishte mjaft provokuese.

Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ndau me ndjekësit një imazh ku shfaqej buzë një pishine, por vëmendjen e mori veshja e këngëtares. Era mbante veshur një palë xhinse shumë të shkurtra që i tregonin të pasmet bombastike, si dhe me një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të zezë.

“Gëzuar Bajramin!”, shkruante këngëtarja e njohur bashkëngjitur me foton në fjalë. Poza mori shumë pëlqime dhe komente, ku pati edhe nga ata negative.

Mesa duket Era është penduar për publikimin e një imazhi të tillë për festën e Bajramit, prandaj vetëm pak orë më pas, ajo e ka fshirë.

Uroi festën e Fiter Bajramit me foto “hot”, Era Istrefi merr
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit