Ushqehej me kërmij, gjendet 40-vjeçari lakuriq mbi degën e pemës/VIDEO

Ushqehej me kërmij, gjendet 40-vjeçari lakuriq mbi…

Një burrë që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Australi u gjet pa rroba pranë një lumë të mbushur me krokodilë.

Sipas “The Guardian”, ai u gjet nga dy peshkatarë që kishin shkuar aty pranë për të hedhur rrjetat me qëllim që të kapnin gaforre dhe dëgjuan thirrjet për ndihmë.

Pasi iu afruan një dege peme, panë një 40-vjeçar, i cili më vonë u identifikua si Luke Voskresensky dhe peshkatarët thanë se ishte i ‘mbuluar’ nga balta, ndërsa kishte disa plagë në trup. Ai tha se kishte ngrënë kërmij dhe ishte i dëshpëruar për ujë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit