Ushqime të kalbura për personat me aftësi të kufizuar, nis hetimi

Ushqime të kalbura për personat me aftësi…

Në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuara në qytetin e Vlorës gjendja e ushqimeve është skandaloze. Duke qenë se këto persona janë me aftësi ndryshe dhe të kufizuara , nuk janë të vetëdijshëm ka njerëz të cilët abuzojnë në këto qendra. Mësohet se në këtë qendër janë gjetur ushqime të kalbura.

Prokuroria e Vlorës, pas kontrollit të bërë në këtë qendër ka nisur hetimet.

Mésohet se prokurori Arjan Xhaferraj ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave, të cilat lidhen me blerjen e magazinimin e ushqimeve, si edhe me procedurat e rikonstruksionit dhe mirëmbajtjes së godinës e të magazinave ushqimore të Qendrës.

Në kuadër të hetimit të regjistruar për “Shpërdorim detyre”, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës kanë kryer këtë të Mërkurë kqyerjen mbi gjendjen e punimeve të kryera mbi godinën, si edhe është kërkuar informacion nga Bashkia e Vlorës nëse është marrë në dorëzim ndërtesa pas rikonstruksionit.

Po ashtu, nesër është parashikuar që të kërkohet informacion mbi zyrën rajonale të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, nëse kanë kryer inspektim në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe cilat janë rezultatet e kontrolleve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit