Ushqimi në Gaza po mbaron, pritet të nisë "lufta e urisë"

Ushqimi në Gaza po mbaron, pritet të…

Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës që ndodh tashmë prej pothuaj dy muaj tashmë përveç viktimave dhe dëmeve të konsiderueshme në qytete po shkakton edhe uri ku mungesa e ushqimit po bëhet problemi kryesor.

Samar Rabie pyet veten se si do të ushqejë 15 njerëzit që jetojnë me të. Nëna e katër fëmijëve ka pritur miqtë e burrit të saj dhe familjet e tyre, të cilët u zhvendosën nga qyteti i Gazës, në shtëpinë e saj në qytetin Khan Younis ku ka vështirësi të gjejë produkte bazë si buka.

“Shkova në një nga qendrat tregtare për të blerë disa gjëra, por nuk gjeta asgjë.” – thotë Rabie për median Al Jazeera.

Sipas raportimeve të mediave që po mbulojnë konfliktin thuhet se fermat për prodhimin e produkteve të bulmetit janë shkatërruar nga bombardimet në ditët e fundit.

Mahmoud Sharab gjithashtu një banor i qytetit Khan Younis thotë se pavarësisht se është i tronditur nga rritja e çmimeve ai nuk fajëson shitësit për inflacionin kur bëhet fjalë për çmimet e perimeve.

“Fermat e tyre janë shkatërruar nga bombaridmet e vazhdueshme të Izraelit dhe nuk mund të shkojnë tek tokat e tyre.” – thotë 35 vjeçari Mahmoud Sharab

Sipas Kombeve të Bashkuara, asnjë furrë buke nuk është hapur në Gaza që prej 7 Nëntorit për shkak të mungesës së benzinës, ujit dhe miellit të grurit për shkak të dëmtimeve strukturore të lëndës së parë. Gjithsej 11 furra buke janë shkatërruar që prej fillimit të konfliktit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit