
Ushtarët spanjollë po ndryshojnë gjininë e tyre nga mashkull në femër për të përfituar paga më të larta. Ushtarët e bëjnë këtë pasi përfitojnë paga më të larta dhe dhoma më të mira për të fjetur, për shkak të një ligji të vetëidentifikimit që synon të ndihmojë njerëzit transgjinorë.
Dyzet e një burra në qytetin autonom të Spanjës në Afrikën Veriore, Ceuta, kanë marrë vendimin drastik për të ndryshuar gjininë e tyre në dokumentet zyrtare nga mashkull në femër që kur i ashtuquajturi “Ley-de-Trans” ose “Trans Law” u zbatua në mars 2023.
Nga burrat në Ceuta që kanë ndryshuar identitetin e tyre, vetëm katër kanë ndryshuar ligjërisht emrin e tyre. Shumica e ushtarëve tashmë femra kanë mbajtur çdo aspekt tjetër të jetës, duke përfshirë organet gjenitale mashkullore, seksualitetin dhe madje edhe qimet e fytyrës.
“Nga jashtë, ndihem si një burrë heteroseksual, por nga brenda, jam lezbike. Kjo është arsyeja pse bëra ndryshimin ligjor për t’u bërë grua”, tha nënkryetari i ushtrisë Roberto Perdigones për gazetën spanjolle El Español.
Ata që po ndryshojnë gjininë po e bëjnë me shpresën e promovimeve. Perdigones thotë se ai u inkurajua të ndryshojë gjininë e tij dhe që atëherë ka marrë një rritje rroge prej 15 për qind.
“Për ndryshimin e gjinisë, më kanë thënë se pensioni im është rritur sepse gratë marrin më shumë për të kompensuar pabarazinë. Për të qenë nënë marr edhe 15 për qind më shumë pagë”, shtoi ai.