Ushtari izraelit: Palestina duhet të jetë shtet, qytetarët me të drejtë na urrejnë

Ushtari izraelit: Palestina duhet të jetë shtet,…

Një rrëfim të ndjerë ka bërë një ushtar izraelit, teksa ka folur për konfliktin që është krijuar prej muajsh në Lindjen e Mesme. Palestina duhet të jetë shtet, tha ushtari Amos Shani Atzmon, teksa shtoi se qytetarët kanë të drejt që t’i urrejnë. Ushtari shton se një miku i tij u vra në Gaza dhe thekson se shumë civilë të pafajshëm kanë humbur jetën nga bombardimet e vazhdueshme të Izraelit. “Nuk u vë faj palestinezëve në Gaza që urrejnë Izraelin tani. Ata kanë arsye vërtet të mira. Kur sheh qytete në zjarr dhe që po bombardohen. Unë kisha një mik të ngushtë të vrarë në Gaza dhe po mendoj për njerëzit, familjet e të cilëve vdiqën në bombardime”, tha ushtari izraelit.

Amos Shani Atzmon është vetëm 26-vjeç, por ai është thirrur për ushtar vetëm disa orë pasi Hamasi nisi sulmin e tmerrshëm kundër Izraelit, duke vrarë rreth 1200 persona dhe marrë peng 253 të tjerë. Atzmon thekson se kaloi verën e shkuar duke protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu, ndërsa mbështet krijimin e një shteti të Palestinës dhe dënon me forcë ndërtimet izraelite në Bregun Perëndimor. “Populli palestinez nuk do të ndalojë kurrë së luftuari kundër nesh derisa të ketë autonominë e tij. Dhe unë mendoj se qëllimi përfundimtar duhet të jetë ky”, tha ai.

Ushtari nënvizon se në këtë betejë po rreshtohet në anën e duhur të historisë, teksa shto se ka të drejtë të mbrohet dhe të mbrojë familjen e tij, miqtë dhe të gjithë njerëzit, duke hedhur poshtë nocionin se sulmi terrorist i Hamasit ishte një akt “rezistence” kundër bllokadës izraelite. Atzmon tha se dëshiron që Netanyahu, i cili është në gjyq për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit duhet të japë dorëheqjen sa më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit