Ushtria në Ekuador zbret në rrugë me tanke, bandat mbajnë peng mbi 130 punonjës të burgjeve

Ushtria në Ekuador zbret në rrugë me…

Ushtria ka zbarkuar në rrugët e Ekuadorit teksa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 60 ditore dhe luftë bandave kriminale. Situata e paprecedentë precipitoi pasi një grup i armatosur sulmoi një studio televizive në transmetim të drejtpërdrejtë në Guayaquil, duke marrë peng gazetarë, analistë dhe staf. Të arrestuar janë 330 persona dhe 13 të tjerë drejtpërdrejt në terrorin në studiot televizive.


Presidenti Daniel Noboa tha se ndodhen në një gjendje lufte dhe nuk do të dorëzohen. Heshtja ka pushtuar kryeqytetin Quito, me mbyllje të bizneseve, aktiviteteve ekonomike dhe shkollave. Presidenti listoi 22 banda si organizata terroriste objektiva të ushtrisë dhe paralajmëroi se gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët që bashkëpunojnë me bandat. Më shumë se 130 punonjës të burgjeve po mbahen peng nga bandat në pesë burgje prej të hënës. Trazirat u shkaktuan pasi udhëheqësi i një prej bandave më të fuqishme të drogës në Ekuador – Los Choneros – u zhduk nga burgu.


Adolfo Macias Villamar, i njohur si Fito, po vuante një dënim 34-vjeçar në burgun La Regional për trafik droge dhe vrasje kur u raportua i zhdukur nga qelia më 6 janar. Qeveria pretendoi se vala e fundit e dhunës është rebelim ndaj planit të presidentit për të ndërtuar burgje të reja të sigurisë së lartë për krerët e bandave.
Vendi do të fillojë gjithashtu deportimin e të burgosurve të huaj, veçanërisht kolumbianëve, për të reduktuar popullsinë dhe shpenzimet e burgjeve. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby pohoi se Uashingtoni ishte i përkushtuar “të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë dhe prosperitetit për popullin e Ekuadorit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit