Ushtria ruse ka vrarë 440 fëmijë në Ukrainë

Ushtria ruse ka vrarë 440 fëmijë në…

Që nga fillimi i agresionit të armatosur në shkallë të plotë, ushtria ruse ka vrarë 440 fëmijë. Në një raport thuhet se 847 morën lëndime të shkallëve të ndryshme.

Këto shifra nuk janë përfundimtare, pasi po punohet në zonat e luftimeve aktive, në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht. Më 23 nëntor, një vajzë vdiq në sulmet me raketa të Rusisë në qytetin e Kievit.

“Gjatë nëntë muajve të agresionit të armatosur në shkallë të plotë të Federatës Ruse, 1287 fëmijë u prekën në Ukrainë. Sipas informacionit zyrtar të dhënë nga prokurorët për të mitur deri më 24 nëntor, 440 fëmijë u vranë dhe më shumë se 847 morën lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë”, thuhet në raport.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit