Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës, arrestohet 48-vjeçari

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës,…

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit , pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas bluve në pranga ka rënë B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky i fundit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

“Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Abc News

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit