Ushtronte dhunë ndaj prindërve të moshuar, prangoset 43-vjeçari

Ushtronte dhunë ndaj prindërve të moshuar, prangoset…

‘Blutë’ në Dibër kanë prangosur një shtetas 43-vjeçar. Ky i fundit i identifikuar si Genci Çanaku, banues në fshatin Maqellarë, akuzohet për dhunë fizike ndaj prindërve të tij të moshuar.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç., 43 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit