Ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshorteve, arrestohen dy persona

Ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshorteve,…

Policia ka arrestuar dy persoma, pasi ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre. Ata janë identifikuar si XH. A., 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 48-vjeçar, D. R., banues në Shupenzë, pasi goditi dhe kërcënoi dy persona, për motive pronësie.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi goditi dhe kërcënoi dy shtetas të tjerë, për motive pronësie.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

XH.A., 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë nga Policia, shtetasi D. R., 48 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive pronësie, ka goditur e kanosur, duke i penguar për të mos kaluar rrugën, shtetasit A. D. dhe SH. D.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit