Uzuni shitet në Hungari, përfiton edhe ekipi i Kategorisë Superiore

Uzuni shitet në Hungari, përfiton edhe ekipi…

Ashtu siç pritej, Myrto Uzuni ëshë larguar nga Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.

Ditën e sotme, ai është zyrtarizuar tek kampionët e Ferencvaroshit në Hungari.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, nga ku do fitojë 300 mijë euro në sezon.

Ekipi i Lokomotivës e ka shitur beratasin për 1.8 milionë euro, nga ku 360 mijë do i përfitojë Laçi.

Kurbinasit kishin ruajtur edhe 20% të kartonit në momentin që e shitën.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit