Uzuni-“show”, shpëton Ferencvaroshin me një perlë

Uzuni-“show”, shpëton Ferencvaroshin me një perlë
Featured image of article: VIDEO / Uzuni-“show”, shpëton Ferencvaroshin me një perlë…

Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares kuqezi, është njëherësh edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës hungareze të Ferencaroshit. Në ndeshjen e sotme ndaj Pushkash Akademia, futbollisti beratas, realizoi golin e barazimit 1-1.

Në minutën e 81-të të takimit, një pozicion të prirë nga e majta, u akordua një goditje dënimi për Ferencvaroshin. Ekzekutimin e saj e mori përsipër Uzuni, i cili nxorri nga repertori i tij teknik, një goditje të shkëlqyer. Topi përfundoi në rrjetë, duke shtangur kundërshtarët në fushë. Rezultati u barazua në 1-1.

Ky ishte goli i dytë i Myrto Uzunit, në 11 ndeshje të luajtura deri tani me Ferencvaroshin. Pas javës së 16-të të kampionatit të OTP Bank Ligës hungareze, renditjen e kryeson Ferencvaroshi me 39 pikë, me shtatë më tepër se sa MOL Fehervar që e ndjek nga afër.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit