Vaji i derdhur në aksin Qukës-Përrenjas kthehet në rrezik për qyetarët

Vaji i derdhur në aksin Qukës-Përrenjas kthehet…

Një tjetër ngjarje e rëndë dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e drejtuesve të mjeteve vjen nga aksi rrugor Qukës-Përrenjas, ku një qytetar ka rënë pre e një situate të rrezikshme për shkak të pranisë së vajit të derdhur në rrugë.

Përmes një videoje të kapur nga kamera e sigurisë e makinës  gjatë orëve të mbrëmjes, qytetari tregon momentin se si automjeti i tij humbet kontrollin dhe i rrëshqet në mënyrë të rrezikshme në asfalt, për shkak të substancës së rrëshqitshme të hedhur në rrugë.

Sipas denoncuesit, ky nuk është një rast i rastësishëm apo ndonjë defekt teknik i ndonjë mjeti, por dyshohet se persona të papërgjegjshëm kanë hedhur vaj në rrugë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e udhëtarëve dhe çuar drejt aksidenteve fatale. Në pamje shihet qartë vështirësia e kontrollit të mjetit gjatë lëvizjes në këtë aks.

Përmes këtij denoncimi publik, drejtuesit e mjeteve kërkojnë vëmendjen e autoriteteve kompetente, Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës për të verifikuar situatën, për të marrë masa pastrimi dhe për të kapur autorët e këtij akti të papërgjegjshëm që rrezikon jetën e qytetarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit