Vaji u shit deri në 500 lekë për litër, Autoriteti i Konkurencës mbyll hetimet: Nuk gjetëm shkelje

Vaji u shit deri në 500 lekë…

Autoriteti i Konkurrencës duket se u ka bërë një nder të madh biznesmenëve që importojnë vajin vegjetal në Shqipëri. Gjatë perudhës mars-qeshor të vitit të shkuar, në litër vaji nga 220-250 lekë që kushtushtonte, ariti të shitej nga 470-530 lekë. Për këtë fajin sigurisht që e kishte lufta në Ukrainë dhe qeveria ngriti duart duke mos vepruar.

Protestat e shqiptarëve detyruan Autoritetin e Konkurencës të ngrinin një hetim për të analizuar nëse ishte krijuar monopol në shitjen e këtij produkte dhe nëse po abuzohej. Siç edhe pritej, Autoriteti e mbylli këtë hetim të thelluar në tregun e importit pa konstatuar shkelje ligjore.

Në përfundim të analizës së çmimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit, rezultoi se, gjatë periudhës hetimore, rritja e çmimit të shitjes me shumicë e bërë prej ndërmarrjeve nën hetim ka reflektuar rritjen e çmimit mesatar të importit. Po ashtu, u konstatua se çmimet mesatare mujore të shitjes me shumicë nuk janë të përafërta për këto ndërmarrje” – citohet nga raporti.

Nën hetim ishin kompanitë Agro Blend, Bomira, Devi 20 – Grup, Eqerem-934, Ferra & Co SHPK, Globcom, Kriket-1, Teuta Durres dhe PDF. Të gjitha këto kompani tregtuan vaji dyfish më shtrenjtë dhe sot janë të pastërta pasi Autoriteti i Konkurencës nuk ka vendosur gjobë ndaj tyre për abuzimet në çmim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit