Vajza 12-vjeçare gjendet e vdekur në një valixhe/ Zbulohen detaje tronditëse

Vajza 12-vjeçare gjendet e vdekur në një…

Parisi është tronditur pasi një vajzë 12-vjeçare është gjetur e vdekur në një valixhe.

Të miturës i ishte prerë fyti, madje çuditërisht numrat 1 dhe 0 i ishin “stampuar” në trupin e saj. Duart dhe këmbët e saj, emri i të ciliës nuk bëhet i ditur, ishin lidhur me shirit dhe duket se shkaku i vdekjes është mbytja, raporton Fox News.

Për këtë rast janë marrë në pyetje të paktën katër persona, por deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë arrestim.

Prindërit e vajzës njoftuan policinë se vajza e tyre nuk u kthye në shtëpi pas shkollës të premten në kryeqytetin francez.

Babai i fëmijës, i cili është kujdestar në ndërtesën e tyre, i tha policisë se ai pa vajzën e tij me një grua rreth të 20-ave në video nga ndërtesa, me gruan që shihet më pas në pamjet që mbante valixhen. Policia gjeti më pas gjurmë rrëmbimi në bodrumin e ndërtesës.

Të premten mbrëma policia mori një telefonatë për një valixhe të dyshimtë në Rue d’Hautpoul, disa rrugë larg shtëpisë së familjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit