
Dalia Naeem, 29-vjeçare nga Bagdadi, ka shpenzuar shumë për të realizuar transformin dhe për t’u dukur si personazhi ikonë Barbie. Ajo madje është quajtur “Barbie irakiane” nga shumë njerëz për shkak të flokëve të saj bjonde dhe pamjes absolutisht të dallueshme.

Besohet se ajo i është nënshtruar 43 procedurave për të kopjuar pamjen e Barbie. Dalia është një prezantuese dhe aktore në Irak, dhe ajo ndan fotografi të fytyrës së saj në Instagram, duke treguar ndërhyrjet e saj më të fundit, shkruajnë mediat e huaja.

Procedurat e Dalias përfshijnë mbushjen e buzëve dhe operacionin për zgjerimin e gjoksit. Si rezultat i këmbënguljes së saj, ajo tani po i afrohet më shumë ëndrrës së saj për t’u dukur si Barbie. Por mendimet e njerëzve për punën e saj të palodhur për veten janë të diskutueshme. Jo të gjithë duket se e pëlqejnë pamjen e saj, pasi ka nga ata që i thonë se nuk duket ai Barbie, por si Zombi.
