Vajza bën operacion gjuhën që të puthë më mirë

Vajza bën operacion gjuhën që të puthë…

Një influencer ka rrëfyer se si preu një pjesë të gjuhës për të përmirësuar aftësitë e saj të puthjes. Rochelle Garett, e cila ka gati gjysmë milioni ndjekës në Instagram, e njohur si Xehli G (@xehli), kohët e fundit është shprehur se një muskul i gjuhës ka ndikuar në jetën e saj.

22-vjeçares, që mendohet se është nga Brazili, tani i është prerë frenulumi gjuhësor (indi që lidh gjuhën me pjesën e poshtme të gojës), pasi ishte shumë i shkurtër, gjë që mund të shkaktojë probleme me ngrënien dhe përtypjen, shkruan Daily Mail.

Por ajo pohoi se edhe fakti që ishte influencer ndikoi gjithashtu në besimin e saj, pasi ajo luftoi për të flirtuar dhe nuk mund të kënaqej nga puthjet. Që nga heqja e frenulumit gjuhësor, Rochelle tha se ajo kurrë nuk është ndjerë më mirë. 

Derisa të bëra operacionin u ndjeva sikur nuk kisha puthur kurrë askënd me të vërtetë. Është një ndjenjë vërtet unike. Puthja ka qenë shumë më e mirë se çdo puthje tjetër që kam dhënë ndonjëherë në jetën time. Tani duket se gjuha ime është e lirshme kur puth. Kushdo që më ka puthur më parë duhet të mendojë se nuk e dija se çfarë po bëja”, tha ajo. 

Ajo tregoi se më parë ishte ngacmuar për mënyrën se si fliste dhe mori komente mizore nga adresa false në internet, të cilat gjithashtu e frymëzuan atë të bënte një operacion në gjuhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit