Vajza e aktorit aq të dashur dhuron 69 dollarë për të pastrehët, ja arsyeja prekëse

Vajza e aktorit aq të dashur dhuron…

E bija e aktorit Robin Williams, të njohur dhe aq të dashur, Zelda, do të bëjë donacione të panumërta për ditëlindjen e 69-të, të të atit.

Aktori komik u nda nga jeta 6 vite më parë, pas vështirësive me depresionin.

Ditën e djeshme, më 21 korrik, familjarët, fansat dhe njerëzit e afërt, e kujtuan në rrjet, teksa nëse do ishte gjallë, do festonte ditëlindjen e 69-të.

Vajza e tij, Zelda, pati një ide më të veçantë.

30-vjeçarja njoftoi në Twitter, se do të dhurojë 69.69 dollarë për sa më shumë persona të pastrehë që do mundet, në nder të kujtimit të babait të saj.

Ajo dhuroi shuma parash për organizata të ndryshme të pastrehësh në Los Angeles.

/Burimi: UNILAD /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit