Vajza e Ardian Nikulajt poston videon prekëse të të atit: Do na mungosh bab!

Vajza e Ardian Nikulajt poston videon prekëse…

Vajza e biznesmenit të njohur në Lezhë, Ardian Nikulaj, që u ekzekutua ditë më parë në lokalin e tij në Shëngjin, ka publikuar një video prekëse të të atit.

Në rrjetin social “Tik-Tok”, Gleida Nikulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga 50-vjetori i Ardianit. I cili i festoi më 31 tetor, vetëm pak muaj, para se të ekzekutohej në një atentat mafioz brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Në video duket Ardian Nikulaj, me tortën përpara, duket i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë

Fluturo lart engjëll i bukur, do na mungosh bab”, shkruan Gleida krahas videos.

Ekzekutimi i biznesmenit, Ardian Nikulaj, në Shëngjin të Lezhës dyshohet se u bë për gjakmarrje, ndërsa porosia besohet se erdhi nga Anglia. Prokuroria ka hartuar 10 pyetje për një shtetas anglez të dyshuar të përfshirë, ndërsa ka liruar dy italianë që ngjallën dyshime me lëvizjet e makinës që përdornin.

Me provat e faktet në dorë, grupi hetimor deri më tani ka përjashtuar pistën e lidhjeve politike të 50-vjeçarit që kandidonte për këshillin bashkiak të Lezhës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit