Vajza e Bedire Lokës, tregon komunikimin e fundit me të ëmën

Vajza e Bedire Lokës, tregon komunikimin e…

Në fillim të janarit, Bedrie Loka, 41 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Shkak dyshohet se është bërë hapja e një profili nga vajza e tezes, ku 41-vjeçarja cilësohej si e pamoralshme si dhe konfliktet që mund të ketë pasur me burrin. në Durrës,

Për ngjarjen është arrestuar burri i Bedries pasi vëllai i së ndjerës dhe fëmijët e bëjnë përgjegjës për ngjarjen. Vajza e viktimës ka dëshmuar se nëna e saj ishte e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjiksht për shkak të sherreve dhe konflikteve në shtëpi.

Ajo shton se 41-vjeçarja ditët e fundit ka përsëritur disa herë se do të vriste veten pasi nuk mund të përballonte situatat.

“Gjyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te ajo. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës. ‘Jam e lodhur’ thoshte. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, vijon më tej rrëfimin e bija.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit