Vajza e kërkonte prej ditësh, gjendet i pajetë një i moshuar në Korçë

Vajza e kërkonte prej ditësh, gjendet i…

Është gjetur pa shenja jete një I moshuar në qytetin e Korçës, konkretisht në lagjen 17. Disa ditë më parë e bija ka bërë deklarim në polici që ka humbur kontaktet me babain.

“Më datë 20.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja I. P., 61 vjeçe, banuese në Korçë, e cila kallëzoi se më datë 18.12.2023, është larguar nga banesa babai i saj shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.

I moshuari Fari Adil u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës. Trupi i pajetë i tij po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës ku pritet të bëhet ekspertiza. Policia po heton ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.

Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit