Vajza e Kim Jong-un shihet për herë të parë në publik

Vajza e Kim Jong-un shihet për herë…

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është shfaqur për herë të parë me vajzën e tij. Kjo ka ndodhur teksa inspektonin një raketë balistike ndërkontinentale përpara lëshimit të saj.

Ekzistenca e vajzës nuk ishte konfirmuar kurrë publikisht më parë, u pa duke u kapur për dore me babanë e saj. Ekspertët mendojnë se ajo është Ju Ae, e cila vlerësohet të jetë midis 12 dhe 13 vjeç.

Fotot e publikuara u kapën përpara se raketa të lëshohej të premten dhe të ulej 200 km nga brigjet e Japonisë. Kim besohet se ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, raporton skynews.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit