Vajza e Kobe Bryant do të mbushte 14 vjeç, e ëma i bën dedikimin prekës

Vajza e Kobe Bryant do të mbushte…

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, ka emocionuar me fjalët që ia kushtoi bijës së ndjerë, në ditën kur do ta festonte ditëlindjen e 14-të.

Ajo postoi një foto të Giannës në Instagram, ndërsa i bëri dedikimin emocionues, duke theksuar se po i mungon shumë.

“Gëzuar 14-vjetorin e lindjes për vajzën time të ëmbël, Gianna . Mamaja të do më shumë sesa mund ta shpreh ndonjëherë. Ti je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon shumë çdo ditë. Uroj që të mund të zgjohem dhe të të kem këtu me mua. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimet e tua. Më mungon gjithçka e juaja, Gigi . Të dua shumë”, shkruan Vanessa në postimin e saj.

Kobe dhe Gianna Bryant ndërruan jetë më 26 janar të këtij viti, pas një përplasje me helikopter në Calabasas. Bashkë me ta vdiqën edhe shtatë persona të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit