Vajza e Lasgush Poradecit: Ata që bëjnë testet maturës janë injorantë!

Vajza e Lasgush Poradecit: Ata që bëjnë…

Poezitë e Lasgush Poradecit në provimin e Maturës Shtetërore janë konsideruar mbi nivelin mesatar nga studentët, të cilët janë ngritur në protestë. Për këtë ka reaguar edhe Maria, vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci duke hedhur kritika ndaj testit bazuar në një pyetje.

Aty renditet pyetja se çfarë do të thotë fjala “dlirnja”, ndërsa sipas Marias, asnjëra nga alternativat nuk korrespondon me fjalën e saktë.

Postimi i vajzës së Lasgush Poradecit, Maries: Kjo poezi e Lasgush Poradecit kish rene ne testet e maturave 2020 me date 11 qershor 2020. Ne test thuhej qe si eshte kuptimi i fjales “dlirnja” dhe alternativat ishin.

1) gezohem; 2) çlirohem; 3)gjunjezohem; 4) shmangem.

Ata qe bejne testet jane komplet injorante. Asnjera nga keto nuk eshte kuptimi i fjales dlirnja. (strofa e katert) Turp te kene. Ju si mendoni?

Ndërkohë, ditën e sotme, studentët kanë njoftuar protestën e dytë radhazi pas tubimit të djeshëm para ministrisë së Arsimit dhe do të zhvillohet në orën 11 në të njëtjtin vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit