Vajza e Niko Peleshit: I mbështes protestuesit!

Vajza e Niko Peleshit: I mbështes protestuesit!

Aleksia Peleshi, vajza e ish-zëvendëskryeministrit Niko Peleshi ka reaguar pas deklaratave për pjesëmarrjen e saj në protesta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se i ka mbështetur protestuesit në kauzën e tyre, por se nuk i është bashkuar protestës.

Aleksia Peleshi thotë se dënon aktin e policit i cili ekzekutoi 25-vjeçarin Klodian Rasha, duke thënë se i qëndron reagimit të bërë dy ditë më parë.

“Unë nuk kam qenë në protestë. I kam mbështetur protestuesit në kauzën e tyre, por nuk i jam bashkuar protestës. Kam publikuar një status të cilit i qëndroj ku kam dënuar aktin e policit dhe kam kërkuar përgjegjësi morale për të qetësuar disi revoltën e atyre që ndihen të pasigurt nga një akt kaq i rëndë i një polici. Më vjen mirë që ky akt është dënuar publikisht dhe ministri ka marrë përgjegjësi morale. Të tjerat janë trillime gazetareske për të shitur disa kopje më tepër. Unë e kuptoj që Partia Demokratike nuk e lë as një rast kaq tragjik sa ky pa përfituar, por fjalët e mia nuk janë për t’u përdorur për të fshehur nxitjen e vazhdueshme që PD po iu bën disa protestuesve që tani janë bërë shumë të dhunshëm (jo të gjithë, ka plot protestues që protestojnë për humanizëm). Turp që një tragjedi e tillë përdoret si pretekst për interesa partiake! Dhe kjo nga një parti hipokritësh që për vite me radhë ka shfaqur dhunë, për më tepër dhunë të urdhëruar, si ajo e 21 janarit”, shkruan Aleksia Peleshi./ Opinion.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit