Vajza e vogël gëlltit një boçe hashash dhe përfundon në spital, prindërit po pinin në shtëpi

Vajza e vogël gëlltit një boçe hashash…

Një vajzë e vogël 15 muajshe ka gëlltitur një copë hashash dhe ka përfunduar në spital.

Vajza e vogël pas disa ditësh qëndrimi në spitalin San Matteo, është rikthyer sërish në shtëpi me prindërit e saj.

Ditët e fundit, fëmija nuk ishte ndier mirë. Ajo filloi të binte shpesh herë në gjumë dhe nuk po reagonte ndaj stimujve. Prindërit e shqetësuar e çuan atë në urgjencën pediatrike më të afërt.

Urinaliza zbuloi praninë e kanabinoidëve. Babai dhe nëna sqaruan se ata kishin përdorur hashash në ditët e mëparshme. Vajza duke shëtitur brenda shtëpisë, gjeti një copë hashash dhe e gëlltiti.

Për momentin, vajza do vazhdojë të qëndrojë pranë prindërve, të cilët do vazhdojnë të jenë nën hetim nga Prokuroria e Pavias. /Standard

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit