
Një vajzë shqiptare ka sfiduar të dashurin e saj në një sfidë publike në TikTok, ku çmimi i fitores ishte një Mercedes Benz G Class me ngjyrë rozë.
Ajo e pyet të dashurin se sa like duhet të marrë në videon e saj në rrjetet sociale, që të fitojë këtë dhuratë?
I dashuri i vendos si kusht 1 milion like dhe një koment nga kompania “Mercedez Benz”. Dhe duket se ndjekësit nuk e kanë zhgënjyer vajzën e re që mban pseudonimin “Ajo Goca”, duke i dhënë postimit të saj gati 7 milion like në një kohë rekord brenda 3 ditësh.
Vajza madje ka marrë një koment dhe nga “Mr Benz”, të cilët i urojnë mirëseardhjen në familjen e madhe.
Tashmë që kriteret e sfidës u përmbushën, a duhet i dashuri i saj të mbajë premtimin e dhënë?